Shkup, 16 prill Gjatë ditës së nesërme Brukseli zyrtarë pritet që të shpalosë raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perendimorë përfshirë këtu edhe Maqedoninë për rrugën e bërë drejt anëtarësimit.

Agjencia e lajmeve Zhurnal zbulon një pjesë të raportit të Komisionit Europian që pritet të shpaloset nesër në një konferencë për shtyp në Bruksel nga udhëheqësia europiane për progresin e arritur të Maqedonisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

Në raport ceket se vendi ka kaluar një krizë shumë të thellë politike dhe se për momentin po rikuperohet nga ajo që ka kaluar mirëpo gjithë kjo punë nuk bëhet brenda natës por që duhet shumë kohë deri në një stabilizim total politik.

“Maqedonia në një pjesë të madhe e ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe se për reformat e nevojshme strukturore që janë në vijim të nevojshme janë disa vite që të realizohen, sepse dëmi i shkaktuar nga vitet e kaluara nuk mund të kompenzohet brenda natës. Gjithashtu vlerësohet se ka mbaruar një pjesë e rëndësishme e punëve rreth reformave urgjente të cilat ishin me prioritet, fillimisht dhe para se gjithash përmes dëshirës së sinqertë për reforma dhe përmes vlerësimit objektiv të situatës, në vazhdueshmëri me pregaditjet për strategjitë të cilat ishin mirëpritur më parë dhe ajo në mënyrë transparente edhe me bashkangjitjen e opozitës”, thuhet kështu në raportin e BE-së që pritet të shpaloset nesër.

Mes tjerave në raport një vlerësim jepet edhe për kalimin e ligjeve të pakos reformuese që ishin rekomandim edhe nga Pribe e që të njejtat kanë kaluar në një periudhë nga dhjetori i vitit të kaluar e deri në muajin shkurt e që ishin me prioritet të lartë.

“Edhe përkundër vështirësive, për shkak të mungesës së partisë më të madhe opozitare, strategjitë më të rëndësishme dhe ligjet nga kjo pako janë sjellë në periudhën nga muaji dhjetor deri ën shkurt, derisa shumica e tjerave po bëhen gati për miratim në muajt në vazhdim. Që është e rëndësishme, vullneti politik të shkojë përpara dhe të jetë i pranishëm”, thuhet mes tjerave në raportin e progresit të BE-së për Maqedoninë.

Sipas të njejtit raport, Maqedonia gjatë kohës së krizës së emigrantëve ka qëndruar një partner shumë i besueshëm dhe se bashkë me këtë edhe vendosja e raporteve të mira me vendet fqinjë duhet të vlerësohet lartë.

“Parlamenti po bën tentativë që të vendosë kapacitetin e tij për kontrollë mbi pushtetin, dhe se Maqedonia ka qenë partner i besueshëm gjatë kohës së krizës me emigrantët dhe dhe progresi pozitiv për emrin dhe bisedimet rreth tij duhet të vlerësohen, bashkë me progresin në raportin me vendet fqinjë. Në fund të raportit theksohet pozicioni i ri i BE-së se nuk do të ketë probleme të reja bilaterale të pazgjidhura dhe se të gjithë ato të cilët duhet të hapërojnë drejt anëtarësimit duhet të zgjedhin këto probleme në mënyrë urgjente”, thuhet kështu në raportin e BE-së mbi procesin e progresit të vendeve të Ballkanit Perendimorë përfshirë këtu edhe Maqedoninë, transmeton Zhurnal.mk

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here