Histori Suksesi
Ylber Uka, Tiranë -Shqipëri.

Eksperienca ime si student i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë nisi rastësisht, pasiqe mora informacionet e para për drejtimin Kriminalistikë dhe Detektivë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Juridike pranë UNS, u binda që ky ishte drejtimi i duhur për mua. Më tutje bindja ime dhe dëshira ime për të studiuar atë që unë dashuroja nuk më zhgënjeu, sepse tani mund të thëm që ishte një ndër eksperiencat e mia më të mira, për faktin se aty zbulova se cili doja të isha dhe të bëhesha. Pasi përfundova studimet në UNS, unë aplikova për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe sot unë jam pjesë e tyre jo si një ushtarak i thjeshtë, por Oficer në Akademinë e Oficerëve. Detyra ime funksionale është Komandant Toge.
Faleminderit Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, për dyert që na hap drejt së ardhmes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here