Arsene Wenger beson se dyshja Theo Walcott dhe Olivier Giroud, nuk kanë dashur të largohen në janar nga Arsenal.
Theo Walcott zgjodhi kalimin te Evertoni, ndërsa Giroud mbeti në kryeqytet te Chelsea, por Arsene Wenger, beson se dyshja Theo Walcott dhe Olivier Giroud, nuk kanë dashur të largohen në janar.

“Unë gjithmonë them se lojtarët që luftuan për fanellën tonë dhe për klubin tonë, dua që të respektohen”.

“Të gjithë tifozët tanë e dinin se Theo nuk u largua sepse kishte ndonjë problem me Arsenalin”.

“Kjo ishte vetëm për shkak se ai donte të luante”.

“Sot, njerëzit janë të informuar dhe nuk mund t’i mashtroni. Theo është i dashuruar me Arsenalin dhe është një djalë i cili gjithmonë i respektoi tifozët dhe klubin”.

“Ishte plotësisht i justifikuar dhe unë jam shumë i lumtur që ai mori një pritje të madhe”.

Wenger foli edhe për Giroud: “Olivier është gjithashtu një i dashuruar pas Arsenalit”.

“Ai u largua për arsye të ngjashme si Theo Walcott, duke qenë i trishtuar. Karriera e tij profesionale e kërkonte këtë lëvizje, por zemra e tij donte që ai të qëndronte”.

“Të dy Theo Walcott dhe Olivier Giroud janë raste të ngjashme”, ka thënë Wenger.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here