UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR NË STRUGË NDAN ME CEREMONI DIPLOMAT AMERIKANE

Si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka Universiteti Ndërkombëtar në Strugë me “American Heritage University of Southern California”, në rektoratin e UNS u zhvillua një ceremoni solemne , gjatë së cilës studentët më të mirë të drejtimeve përkatëse u vlerësuan me diploma të dyfishta (Dual Degree) së bashku me certifikatën ekuivalente të notave ,sipas sistemit Amerikan të vlerësimit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi me American Heritage University ,studentët e ekselencës si Blerta Coma nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Ilda Dule dhe Loridela Beqari nga Fakulteti i Shkencave Juridike respektisht Fakultetit te Shkencave Politike dhe Kristi Kolvani nga Fakulteti i Teknologjisë Informative pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë fituan Diplomë të dyfishtë ‘Dual Degree’ nga American Heritage Universitety duke reflektuar në këtë mënyre formimin e duhur akademik.
Në këtë ceremoni diplomat studentëve të mësipërm ju ndau Prorektorja për arsim dhe shkencë Prof.Dr.Florida Veljanoska dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike Prof.Dr.Biljana Ciglovska, në prezencë të Sekretarit të përgjithshëm të UNS-së PhD.Cand.Guximtar Rushanit.

Studentët e UNS-së vazhdojnë të jenë histori suksesi në shtete të ndryshme të Ballkanit, Europës dhe SHBA-ve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here