Një skandal fatal po dridh ministrinë e Shëndetësisë, Arben Taravari. Portali jonë ka siguruar dokumentet zyrtare ku shihet qartë se si Taravari derdh mjete financiare marramendëse në konton e kompanisë VIA DOO Vevçani – .
Sipas vërtetimin nga regjistri qendror, pronari i firmës është Gjoku Ugrinovski njeri i afër i Krsto Mukovskit i cili në publik u bë i njohur me veprimin e tij në ngjarjet e Parlamentit. Mukovski u pa se si hapte dyert e Parlamentit që vulgarët të depërtojnë brenda ku më së keqi e pësoi lideri i tij, Ziadin Sela.
Më datë 09/08/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar furnitorit VIA DOO Vevçani Struga mjete financiare në vlerë prej 12.174.250,oo denarë. Më datë 14/09/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar të njëjtit furnitor pra VIA DOO Vevçani Struga mjete financiare në vlerë prej 22.823.719,oo denarë. Në total, për dy muaj, Taravari kësaj firme të afërt me Sasho Mijallkovin i ka lëshuar 34.997.969.00 denarë apo 570 mijë euro.
Skandali thellohet edhe me kompaninë tjetër Intrakom Kontrak Sosiete, firmë kjo greke e cila formalisht formalisht fitoi tenderin për ndërtimin e Spitalit Klinik në Shtip, kurse nënkontraktor është firma Beton Shtip, pronë e familjes së famshme të Gruevskit.
Më datë 09/08/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar furnitorit Intrakom Kontrak Sosiete mjete financiare në vlerë prej 32.897.714,oo denarë. Më datë 20/09/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar po të njëjtit furnitor Intrakom Kontrak Sosiete mjete financiare në vlerë prej 31.971.597,oo denarë.
Ministri Taravari që në fillim të detyrës së tij nuk ka hapur asnjë procedurë për rishqyrtimin e tendereve për ndërtimin e Qendrës Klinike të Shkupit me vlerë 73 milion euro, si dhe Spitalit Klinik të Shtipit me vlerë prej 36 milion euro. Në të dyja rastet, fitues i tenderit është kompania Intrakom Kontrak Sosiete, kompani e klanit të Gruevskit dhe Mijallkovit.
Dy firmat e lartëpërmendura janë firma të njerëzve të afërt me Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin. I afër është edhe Jovan Grposki i cili vazhdon të mbahet nga Taravari si këshilltar shtetëror. Më datë 03/10/2017 Ministria e Shëndetësisë i ka paguar Jovan Grposki neto kompensim për muajin e 9-të prej 150.000,00 denarë si kompensim mujor si këshilltar shtetëror. Grposki vazhdon të jetë këshilltar shtetëror që nga koha e kabinetit të Todorovit. Po ashtu, ka qenë drejtor i Fondit Shëndetësor.
Duke u nisur nga kjo, lind dyshimi i besueshëm që Taravari mban lidhje me drejtuesit e VMRO-DPMNE-së dhe pagesat po bëhet për pazarin e tyre që partia e Nikolla Gruevskit të voton Taravarin në Gostivar.
Portali jonë ka në dosje edhe disa dokumente të tjera skandaloze që do të bëhen publike në ditët në vazhdim.

 

LËR NJË PËRGJIGJE