Roza Lati ka treguar në Thumb detaje nga një sherr që ka pasur rreth dy vite më parë me Luana Vjollcën, teksa kjo e fundit e kishte ftuar në emisionin e saj.

Ky debat nuk u bë kurrë publik, por Roza nuk ka nguruar të tregojë se gjithçka nisi për Marilyn Monroe

Roza shprehet:

Tani ti kur e fton personazhin të çmendur pas Marilyn Monroe, më veshin mua si Marilyn Monroe, marrin 5 modele si Marilyn Monroe dhe ti para se të ndizet kamera shan Marilyn Monroe, e shau, tha një llaf kështu…Më iku truri mua

Ia ktheva Luanës, siç unë di ta kthej. Mua më thanë edhe stafi që Luana nuk ta tha me të keq. I thashë ‘Po ti shan atë?

Për ça kam ardhur unë këtu?’ Por kur e fton tjetrin për personazhin e t’ja shash, ça pret ti?”.

E pyetur nëse vijon të mbajë mëri me Luanën apo nëse i kanë rregulluar marrëdhëniet, Roza tha se nuk i kishte rënë rasti ta takonte, por nëse ndodhte, thjesht do t’i buzëqeshte.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here