Shtabi i BDI-Dega Dibër, përmes një statusi dhe një postimit të një videoje në profilin e tyre zyrtar në fb, ku shihet qartë qëndrimi i kryetarit të Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata për projektin që parashihte devijimin e Lumit Radika, demanton përpjekjen e disa eksponentëve të Aleancës për Shqiptarët, te cilët mundohen ta përvetësojnë iniciativën mbarë qytetare për mbrojtjen e Lumit Radika, si iniciativë të tyre individuale dhe politike.

Statusi i plotë:

Lumi Radika është më i madh se të gjitha partitë politike dhe të gjitha interesat e ngushta individuale.
Për atë luftuan të gjithë dibranët, pa marrë parasysh pozitës shoqërore, përkatësisë politike, përkatësisë etnike, përkatësisë fetare, grupmoshës dhe venqëndrueshmërisë të dibranëve-te vendit dhe emigrantët.
Iniciativa për mbrojtjen e Lumit Radika nuk ka të parë e as të fundit, ajo ka vetëm kontribues!
Më poshte keni mundësi të ndiqni fjalimin e kryetarit Ruzhdi Lata në takim me përfaqsuesit e institucioneve më relevante për implementimin e atij projekti-devijimin e Lumit Radika. Qartë shiher se z.Lata ka qenë këmbëngulës, i vendosur dhe me plotë bindje se ai projekt është i dëmshëm për Dibrën dhe se nuk duhet të veprohet.

LËR NJË PËRGJIGJE