Zëvendës Ministrja e financave, Shiret Elezi mori pjesë në Forumin Rajonal të organizuar nga Banka Bullgare për zhvillim “Infrastruktura për rritje më të madhe ” që u mbajt sot në Sofje.

Një nga temat që u diskutua në forum ishte nevoja për gjetjen e strategjive të reja për financimin e projekteve që do mbështesin rritjen ekonomike, me ç’rast është e nevojshme të njihen mënyrat inovative për financimin e infrastrukturës.

Ajo në margjina të Forumit realizoi takim më Gerasimos Tomas, kryetar i këshillit drejtues të fondit Europian për investime strategjike (EFSI), me Lauren Zulberberg, kryetar i asociacionit Europian të investimeve afatgjate, si dhe me përfaqësues të Ministrisë për zhvillim rajonal të Republikës së Bullgarisë si dhe me përfaqësues nga banka Bullgare për zhvillim.

Nga ana e bankës Bullgare për zhvillim ishte theksuar se së bashku mund të gjenerojmë projekte me impakt më të madh, që do të mundësojnë lidhje të tregjeve. Të dyja palët ishin dakorduar se në këtë mënyrë do të tërheqim investitorë europianë në projekte zhvillimore dhe afatgjate.

Arritja e integrimit më të madh ekonomik mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është mënyra më e mirë për integrimin e tregjeve, përmirësimi i ekonomisë dhe ndihmesë në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor veçanërisht të Maqedonisë në BE, tha Ilija Lingorski, ekonomisti kryesorë i bankës Bullgare për zhvillim.

Në Forum Zëvendës Ministrja e Financave realizoi takim edhe me Estelle Goger tim lideri i Planit për Investime për Evropë, koordinator për BEI dhe BERZH, me të cilën bisedoi për mundësinë për investime në projektet infrastrukturore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here