Forumi i Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim dega Dibër, sot në ambientet e Restaurant “Penestia” mbajti takim. I pranishëm në takim ishte kryetari i Komunës së Dibrës, njëherit edhe kandidati për kryetar, z.Ruzhdi Lata.
Takimi u organizua në vigjilje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit dhe kishte për qëllim që kryetari Lata të shpalos programin e tij për katër vjeçarin e ardhëshëm.
Takimin e hapi kryetarja e Forumit të Gruas, znj Ajrie Daçi, e cila përshëndeti të pranishmet dhe falenderoi ato për pjesëmarrjen.
znj.Daçi në fjalën e saj para grave dhe vajzave dibrane, foli për rolin e grave në BDI, parti e cila për herë të parë bëri avancimin e gruas në politike dhe se , sipas znj. Daçi, gruaja është faktori relevant në politikbërjen e BDI-së.
Pas znj.Daçi, fjalën e mori anëtarja e listës për këshilltarë komunale nga rradhët e BDI-së, znj.Arbëresha Turkeshi, e cila gjithashtu foli për rolin e gruas në politikë,për avancimin e të drejtave të grave dhe për projektet që do të jenë pjesë e programit të qeverisjes komunale në katër vitet e ardhëshme.
Në fund para të pranishmeve mori fjalën kryetari i Komunës së Dibrës, njëherit edhe kandidati për kryetar, z.Ruzhdi Lata. z. Lata i falenderoi të pranishmet për respektin që ata ia kanë bërë përmes prezencës së tyre dhe se , siç tha ai, gratë janë shtylla e funksionimit të shoqërisë dibrane.
Kryetari Lata gjithashtu fuqishëm deklaroi mbështetjen e tij për avancimin e gruas dhe vajzës dibrane, gjë që, sipas tij, është e dëshmuar në katër vjeçarin e kaluar.
“Ne do të vazhdojmë edhe më tej të përkrahim avancimin e gruas dibrane, ngase vetëm se zhvillimi i vajzës dhe gruas mund të bëjë zhvillimin e shoqërisë. Këtë e ka treguar edhe e kaluara jonë si dibranë. Ne si Dibër gjithandej vlerësohemi si qytet i kulturës, civilizimit, arsimimit, pikërisht duke u bazuar edhe te niveli dhe pozita e vetëdijes së gruas dibrane, ngase nëna dibrane më mirë se gjithkëkush tjetër din të rrisë, zhvillon dhe të edukon pasardhës” , tha z.Lata, i cili premtoi se katërvjeçari i ardhëshëm do të jetë katërvjeçar i përfundimit të proçeseve të nisura para katër vitesh, për të shndërruar Dibrën edhe më të mirë, më të civilizuar dhe më të zhvilluar.

LËR NJË PËRGJIGJE