Ramiz Merko dhe Lista e këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim do të jenë fitues absolut të Komunës së Strugës dhe kjo do të vërtetohet të dielën. Kështu thuhet në një reagim të Degës së BDI-së në Strugë, e cila ka akuzuar oponentët politik se me shpifje dhe manipulime, po mundohen  të mashtrojnë struganët dhe Strugën.”Në mungesë të projekteve dhe programeve zgjedhore, oponentët politik në Strugë mendojnë se qytetari strugan i beson shpifjeve kundrejt kandidatit tonë, Ramiz Merko. Të shqetësuar nga mbështetja masovike për z.Merko, LR-PDSH, VMRO, PDSH dhe BESA, kanë filluar fushatë jodemokratike shpifjesh kundër kandidatit të BDI-së. U bëjmë me dije se z.Ramiz Merko dhe Lista për këshilltarë e BDI-së do të jenë fitues absolut të dielën në Strugë”, thuhet në reagimin e Degës së BDI-së në Strugës. Mes tjerash, kjo Degë njofton se koalicioni LR-PDSH-VMRO-PDSH-BESA dëshpërimin më të madh do ta përjetojnë të dielën, kur që në rrethin e parë, do të triumfojmë në Strugë.

LËR NJË PËRGJIGJE