Bashkimi Demokratik për Integrim, në vazhdën e kësaj periudhe të zgjedhjeve komunale 2017, me tërë integritetin e vet qëndroi pas angazhimit të vet që gjatë proçesit të zgjedhjeve të udhëhiqet me një fushatë me frymë pozitive dhe me ide progresive.

Qëllimi i BDI-së në këto zgjedhje lokale nuk është denigrimi i kundërshtarëve dhe humbja e kohës në diskreditimin e tyre por komunikimi direkt me qytetarët dhe puna në zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme të cilat i takojnë udhëheqjes të pushtetit lokal.

BDI në tërësi i dënon  “sulmet e hakerëve” të supozuara,  mbi kandidatin e BESËS për Komunën e Çairit, dhe e udhëzon të njejtin që për këtë problematikë të ju drejtohet sa më parë institucioneve përkatëse. Kandidati i BDI-së për komunën e Çairit, profesor Visar Ganiu është i njohur tek çairasit si një njeri i  ndershëm dhe i virtytshëm, i cili ka për qëllim të vetëm  një jetë më të mirë për bashkëqytetarët e tij.

LËR NJË PËRGJIGJE