Me ftesë të Presidencës së Bashkimit Evropian, dy profesorët e njohur të Universitetit të Tetovës, Qashif Bakiu dhe Ylber Sela do të marrin pjesë si mysafirë në Samitin e Sofjes. Profesorët nga Maqedonia do të jenë pjesmarrës edhe në aktivitetet shtesë të këtij Samiti, siç është Forumi i Vjenës, në të cilin pritet të paraqiten krerët më të lartë të BE-së si dhe liderët e shteteve më të rëndësishme evropiane.

“Është një nder i veçantë për në që të ftohemi në evenimentin më të madh politik të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ndjekja nga afër e Samitit bashkë me kolegët tonë nga shtetet e tjera të BE-së do të na mundësoj që të jemi në rrjedha të drejtpërdrejta me zhvillimet e fundit të proceseve eurointegruese të shteteve të Ballkanit Perëndimor” tha prof. dr. Bakiu.

“Sot në Sofje pas 15 vjet takohen krerët më të lartë të BE-së me liderët e Ballkanit perëndimor. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të dyja palët për ti riafirmuar vlerat euroatlantike si dhe për të konfirmuar se perspektiva evropiane mbetet zgjedhja gjeostrategjike e Ballkanit perëndimor” tha profesor Sela.

Në evenimentet në kuadër të Samitit Evropian të Sofjes, përveç delegacioneve të shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, Presidenca e BE-së ka ftuar si mysafirë ekspertë nga fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me politikat e BE-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here