Në njoftimet zyrtare në faqen e NATO-s për takimet e djeshme që u realizuan në Kosovë nga Jens Stoltenberg, zyrtarët e Kosovës – presidenti dhe kryeministri – identifikohen vetëm si zotërinj pa postet që mbajnë.

Kjo tregon se NATO, si institucion paqeruajtës, vazhdon të jetë neutrale ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj.

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka dhënë një shpjegim për këtë çështje. Ai tha se NATO-ja nuk ua njeh postet krerëve të shtetit të Kosovës, për arsye të intervenimit të Policisë së Kosovës në vjeshtën e vitit 2011 në veri të vendit – pa konsultim paraprak me forcat e KFOR-it. /AIN-Online/

LËR NJË PËRGJIGJE