Pas shpifjeve dhe akuzave të pabaza në adresë të z.Bajram Latës, djalit të kryetarit të Komunës së Dibrës,z.Ruzhdi Lata ,që ishin bërë përmes një shkrimi pa autor i botuar në portalin www.DibraIme.com, përmes një statusi në fb reagon djali i kryetarit Lata, z.Bajram Lata:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ndoshta si qenie e gabueshme-njerëzore, shumë herë, nga emocionet, nga entusiazmi, nga nervoza, pse jo edhe nga inati e xhelozia, ne mund edhe t’i kalojmë limitet e sjelljes njerëzorë, duke lënduar shpirtëra, etiketuar dhe ndotur personalitete, e përdhosur karaktere, por kurrë nuk do më shkonte ndërmend që njeriu, si zëvendësuesi i Zotit në tokë, në një hapësirë shoqërore thuajse familjare siç është Dibra jonë, të shkojë gjer në atë masë sadizmi, saqë të përdhos një personalitet, të lëndojë një familje, të tmerojë fëmijë, të shokojë një bashkëshorte dhe të agonizojë një shoqëri përmes shpifjesh, vetëm e vetëm se egziston mospërputhshmëria ideologjike e politike.
Këta gjëra sot më ndodhën mua!
Sot unë, përmes meje familja ime, ishim shënjestër e një sulmi të paskrupullt shpifjesh nga të pafytyrë dhe paidentitet, shpirligë, qyqarë e tuca, që përmes një trillim broçkullash donin që të më baltosnin personin tim , të familjes time dhe veçanërisht të të prindit tim, tani kryetar i Komunës së Dibrës dhe për 30 vite Myfti.
Shpirtëra të dëshpëruar e mendje të kalbura, më akuzonin mua për , siç ato kishin theksuar, gjeja shantazh e përdhunim të ndonjë vajze dhe për veprën unë paskam denoncim në prokurori!
Me thënë te drejtën u habita!
Nuk u habita me faktin se në botë egzistojnë të tillë njerëz, që shpifin dhe djallëzinë e kanë shtyllë të tyre karakteriale, por u habita ngase nuk do ma merrte mendja që në një qytet ku populli jeton si një familje, siç është Dibra, të egzistojnë njerëz me sëmundje të tillë shpirtërore!
Kurrë nuk do ma kishte marrë mendja që në qytetin me traditë dhe  kulturë që unë jetoj të kishte të tillë,  që për interesa miskine politike të krijonin vuajtjen e një familje të tërë.
Tani gjërat ndodhin dhe shumë mirë e kuptoj se dëshpërimi nga dështimi i atyre që për disa vite u munduan ta ndalonin babain tim nga misioni i tij për Ndërtimin e Dibrës do të egzistojnë gjer në momentin kur qytetarët do të japin verdiktin e tyre dhe se tendencat e tyre të sëmura do të vazhdojnë deri atë ditë.
Ata janë të pashpresë , të ligë, të ndyrë, të mjerë dhe mjerimi ato do i ndjek shumë gjatë! Ndërgjegja e tyre është e shkatërruar! Ata sot luftojnë me ndërgjegjen e tyre, ndërsa unë jam në paqë me veten time.
Sa i përket hapave të mëtejmë, unë Ju garantoj se gjërave do u shkoj gjer në fund përmes institucioneve kompetente për t’i zbardhur. Jo për të pastruar veten time, ngase jam i pastër, por për t’i nxjerrë në shesh shushunjat e pafytyre dhe pa identitet dhe që janë mësuar të jetojnë me gjakun e të tjerëve!
Duke Ju kërkuar ndjesë, kërkoj nga të gjithë miqtë që të ruajmë gjakftohtësinë edhe për disa ditë, për të arritur me sukses atë që e synojmë dhe për çka edhe sulmohemi! Fitoren e babait tim në zgjedhjet e 15 tetorit, fitoren për Dibrën dhe dibranët!

LËR NJË PËRGJIGJE