Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se ishin skuadër më e mirë se Juventus në dy ndeshje dhe meritonin çerekfinalen.

Juventus ka mposhtur 1:2 Tottenhamin në Wembley, për të kaluar në çerekfinale ët Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4:3.

Pas ndeshjes Mauricio Pochettino tha se luajtën më mirë se sa Juventus, që vendosi gjithçka për tre minuta.

“ne krijuam shumë raste dhe nganjëherë ju duhet fat për të fituar. Por, unë ndjehem krenar”, tha Pochettino pas ndeshjes.

“Mendoj se pas dy ndeshjeve ne ishim më të mirë, por tre minuta ishin për Juventusin”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here