Artin Spahiu

A e mbani mend politikën gjer në vitin 2001, por edhe 2006-2008?
A e mbani mend se pushteti funksiononte si një grup sundimtarësh mbi masën e gjerë; se çfarë dhune kriminale ushtroheshte ndaj qytetarëve, se në çdo cikël zgjedhor kishte viktima dhe të burgosur; se pushteti ushtronte dhunë çnjerëzore ndaj opozitës; se bëhej atentat ndaj lidereve dhe eksponentëve opozitarë; se flakeshin njerëz si lecka nga puna vetëm se nuk mendonin njëlloj me pushtetin; se kriminaliteti “sfilonte” lirshëm nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave, se si u vendosej tritoli antenave dhe largpërçuesve të televizioneve që nuk ishin me pushtetin; se si flakeshin gazetarë nga puna vetëm se nuk janë vegla të pushtetit, se si rriheshin gazetarët, se në krye të politikbërjes ishin “të fortët” e komunitetit; se si forcat speciale partiako-policore shëtisnin si garipa duke dhunuar qytetarët dhe moralin qytetar; se pasuria publike plaçkitej dhe merrej nga ” të fortët” e afërt me pushtetin; se si këta gazetarë mbyllnin gojën dhe i bënin elozhe pushtetit; ndërsa tani natë e ditë janë duke sharë dhe shpifur për pushtetin dhe askush nuk i ngacmon; se…?
Besoj se të gjithë i mbani mend këta periudhe, në qoftë se keni harruar duhet rikujtuar!
Sot të gjitha ata që i përmenda nuk ekzistojnë më. Ndërsa liria e fjalës është në çdo cep të shoqërisë, kurse liria e gazetarëve ka arritur gjer aty sa të cënojë lirinë e tjerëve.
Që nga 2001, duke përjashruar periudhën 2006-2008, nuk ka më dhunë ndaj opozitës. Askush nuk ka hyrë në burg dhe nuk është vrarë gjatë proceseve zgjedhore. Nuk janë mbyllur media, nuk janë kërcënuar gazetarë dhe nuk janë hudhur në erë me tritol antenat televizioneve që jane kundër qeverisë , përkundraz, ka më shumë media dhe portale anti qeveritare që akuzojnë dhe shpifin pabazë në adresë të qeverisë dhe askush nuk i ngacmon.
Sot, edhe pse ka probleme, situata në të gjitha drejtimet është shumë më e avancuar në të gjitha drejtimet. Është më e demokratizuar, më e lirë, më e shkolluar, më me dinjitet dhe më e progresuar. Për të gjitha këta arritje, meritë kanë luftëtarët e lirisë që formuan BDI-në, por, mbi të gjitha, merita kryesore i takon filozofisë, urtësisë, mençurisë , çiltërsisë dhe vëlladashurisë të njeriu që në politikë erdhi nga misioni i lavdishëm kombëtar 30 vjeçar, si themelues dhe komandant i ushtrive çlirimtare kombëtare të Kosovës, Kosovës Lindore dhe Maqedonisë, liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here