Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani,i zgjedhur në periudhën kur me gazetarët dhe mediat në Maqedoni diktonte regjimi i Gruevskit, i cili ditëve të fundit,ka dashur që të jetë në qendër të vëmedjesduke u munduar të vetë viktimizohet se gjëja ka qenë i kërcënuar nga vellau kryetarit të degës së BDI-së në Çair, z.Bekir Asanit.

Edhe pse dje arriti që të organizojë një protestë duke mbledhur një numër shumë të vogël kolegësh, ndër ta shumë pak shqiptarë, ai nuk pati guximin që sot të përballet  dhe të sqarojë problemet me z.Bekir Asanin në Emisioni Debativ Click në TV21-M,

Edhe pse e kishte paralajmeruar pjesëmarrjen në debat, ai nuk mori pjesë dhe sipas gazetarit që udhëhiqte debatin, Agron Vrangalla, z.Selmai nuk dihet se pse nuk ka marrë pjesë,duke mos dhënë asnjë sqarim nga ana e tij.

Me këtë, edhe siç njihet, Neser Selmani ështe gazetar kulisash dhe që për një kohë të gjatë ka marrë misionin e shpifësit ndaj strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, si pasardhëse e UÇK-së, duke u shndërruar kështu në “dorë” e zgjatur e strukturave antishqiptare, për të goditur shqiptarët dhe ushatarët e UÇK-së, që për syrin tyre janë shndërruar në gjarpërinj.

Përndryshe Naser Selmani gjithë karrierën e tij prej gazetari e ka zhvilluar në mediat maqedone, në ata media që kanë qenë përçues dhe sensibilizues të filozofisë të  pushteteve që kanë kryer represalie mbi popullin shqiptar në Maqedoni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here