Vitin e kaluar dhe këtë vit në rajonin më të gjerë të Tetovës dhe Gostivarit dukshëm është rritur numri i keqpërdorimit të të dhënave personale, veçanërisht të atyre që kryhen përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram, shkruan gazeta KOHA. Në Sektorin për Punë të Brendshme, vitin e kaluar janë paraqitur 21 raste të këtyre keqpërdorimeve, ndërsa këtë vit janë evidentuar tre raste.

Sipas policisë, kryesisht bëhet fjalë për keqpërdorim të të dhënave personale dhe fotografive, të cilat më parë janë ndarë me persona të tjerë, e të cilët më pas – kryerësit e këtyre keqpërdorimeve i kanë publikuar ose janë kërcënuar se përderisa nuk paguhen shuma të ndryshme ose nuk plotësohen shërbime dhe kërkesa të tjera, ato fotografi kryesisht me përmbajtje komprometuese do të publikohen në rrjete sociale. Nga policia thonë se viktima më të shpeshta të keqpërdorimeve të kësaj natyre janë femrat, në të shumtën e rasteve vajza të reja, pas çka janë shantazhuar ose në një tjetër mënyrë janë dëmtuar nga kërcënime nga më të ndryshmet që ndërlidhen me nderin dhe reputacionin.

Sektori për Punë të Brendshme edhe njëherë apelon deri tek përdoruesit e rrjeteve sociale që maksimalisht të jenë të kujdesshëm kur vendosin kontakte me persona të panjohur dhe krijojnë miqësi virtuale, për shkak se mundësia që të keqpërdoren dhe të tërhiqen në situata të palakmueshme me pasoja negative për ata personalisht, për familjen dhe më të afërmit. Kjo veçanërisht vlen për të miturit, të cilët më pak kujdesen për pasojat e mundshme, me vërejtjen se keqpërdorimi i të dhënave personale llogaritet vepër penale për të cilën është paraparë gjobë në të holla ose me burg deri në një vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here