Ylli i kombëtares argjentinase mund të pushojë për sfidën ndaj Azzurrëve. Lionel Messi është në dyshim të madh për ndeshjen e sotme që Argjentina e zhvillon ndaj Italisë, për shkak të një lëndimi që ka pësuar në stërvitje. Sipas Premium Sport, Messi ka ndjerë një tërheqje të lehtë muskulore dhe mund të lihet në pushim nga trajneri Jorge Sampaoli.

Edhe nëse nuk luan sot, Messi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës që Argjentina e luan ndaj Spanjës të martën. Në vendin e kapitenit të Albicelestes, mund të luajë Ever Banega nga minuta e parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here