Ilir Latifi dëshiron një duel për titull, atij nuk i intereson nëse ajo do të ndodhte në kategorinë e lehtë apo të rëndë.Shqiptari fitoi ndaj Ovince Saint Preux dhe menjëherë pas duelit i kërkoi përballje kampionit aktual për pesha deri në 93 kilogram, Daniel Cormier.Por, është një problem. Cormier sytë i ka nga një kategori më e rëndë dhe verës ai do të ndeshjet me kampionin Stipe Miocic për UFC 226. Pra, është e mundur që ai të bëhet kampion në pesha të rënda, por atij i garantohet se titulli në pesha të lehta do të jetë ende i tij, deri sa situata të zgjidhet, shkruan telegrafi.
Por, kjo nuk është problem për Latifin pasi ai dëshiron të ndeshjet me Cormier dhe nuk ka rëndësi kategoria.“DC je legjendë, je kampion, ti e dinë se kam shumë respekt për ty, por le të luftojmë për titullin, ti dhe unë. Si thua? Hajde DC”, ishin fjalët e Latfit drejt Daniel Cormierit sa shqiptari ishte në ‘Tetëkëndesash’, dhe pastaj vazhdoi:“Falënderoj për të gjitha familjen time, njerëzit që më përkrahin nga Suedia, SHBA-ja, Shqipëria e Kosova”, duke i thënë gjithë këtyre në shqip nga Orlando se i donë shumë, vlen të theksohet se në këtë garë ai prezantohet si garues nga Suedia.“Ai nuk është ndeshur kurrë me një mundës si unë që godet fort, le ta bëjmë. Jam i gatshëm ta bëj edhe në kategorinë e peshave të rënda”, shtoi Iliri në një nga intervistat pas ndeshjes.“Kjo ishte përballja për të shkuar në një nivel tjetër, drejt titullit. Fitova në rundin e parë, kam pesë fitore nga gjashtë përballjet e fundit, tri nga ato i kam përfunduar në rundin e parë”.“Kam punuar shumë, e dija që ky duel ishte i vështirë. E di që njerëzit kanë dyshuar tek unë, por jo dhe skuadra ime, po ashtu edhe unë besova te vetja”, ishte komenti i Latifit për meçin me Ovince Saint Preux.Vlen të theksohet Cormier në korrik të 2017 u mund nga legjendari Jon Jones për titullin në peshën 93 kilogram për UFC 214, por pasi Jones doli pozitiv në dobing titulli iu kthye Cormierit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here