Kandidati për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e fundit, Nystret Preteni po akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij duke i shkaktuar dëme një kompanie private në vlerë të madhe financiare. Kandidati i partisë së Gëzim Kelmendit, “Partia Fjala” punonte si menaxher i shitjes në kompaninë “N.SH Artstudio”.

Gjatë periudhës 9 mujore, Preteni dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij duke i shkaktuar kompanisë ku punonte humbje të mëdha financiare. Dyshohet se Preteni kishte bërë falsifikimin e vulave dhe të dokumenteve duke përvetësuar para të majme.

Zyrtarë të kompanisë “N.SH Artsudio” kanë thënë për Indeksonline se vlera e dëmit që ish punëtori i ka shkaktuar firmës së tyre është 239.500 euro.

Ishte menaxher i shitjes në kompaninë tonë. Dukej i sinqert, bazuar edhe në bindjet e tij fetare. Por, dyshimet në të filluan pak muaj pasi filloi tek ne. Prej muajit prill ai ka fillu me falsifikim dhe mashtrime në firmën tonë. Ai e porosiste mallin dhe thoshte se po e dërgon në ETC. Në mbramje e dërgonte fakturën me vulë identike si të ETC-së, por e cila doli të ishte false. Kur ne kërkonim llogari dhe takime të punës, ai gjithmonë kishte arsyetime të ndryshme. Kur ne kërkonim kontakt me zyrtarët e kompanive bashkëpunuese, na i jipte disa numra të njerëzve që në dyshojmë se kishte bashkëpunim me ta për t’i bërë këto dallavere. Arrestimi i tij është bërë në Pejë pasi që janë vërejtur manipulimet që i ka bërë edhe me vulat e ETC-së. Vlera e dëmit që i ka shkaktuar kompanisë tonë është 239.500 euro” ka thënë një zyrtar i kompanisë ku Preteni ishte menaxher i shitjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here