Këshilli i prokurorëve publikë në seancën e sotme e zgjodhi ish-gjykatësin kushtetues dhe ministër të Drejtësisë Ismail Dardhishta për prokuror në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë.

Për njeri të parë të Prokurorisë së Lartë në Manastir është emëruar Meri Trombeva, ndërsa Biljana Stefçeva është shefe e Prokurorisë Themelore Publike të Radovishit, ndërsa Hanefi Amet nga Prokuroria e Lartë e Shkupit është zgjedhur për prokuror në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë.

Në seancën e sotme të Këshillit janë zgjidhur edhe disa u.d. shefa të prokurorive, të cilët do të jenë ushtrues të detyrës në një ose dy muajt e ardhshëm. Kjo, siç shpjegoi kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë Kole Shterjov, njëzëri është dakorduar që prokurori i ri publik Lubomir Jovevski, të mund të formojë ekip personal.

Për ushtrues të detyrës të Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar është emëruar Gordana Smaqoska, në Prokurorinë Themelore Publike-Shkup është emëruar Sasho Rajev, në PTHP Kumanovë është zgjedhur Teuta Bediu, në Gostivar Bashkim Isini, ndërsa njeri i parë në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit mbetet Antonio Jolevski.

Për vendet e tjera për të cilat u publikua shpallje, aji do të shfuqizohet dhe do të publikohet shpallje e re.

LËR NJË PËRGJIGJE