Kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi, ka refuzuar ftesën e Kuvendit të Serbisë për pjesëmarrje në një konferencë ndërkombëtate me 11-12 maj në Beograd në shenjë proteste dhe solidarizimi me Kosovën.

Konferenca ndërkombëtare në Beograd tubon komisionet për çështje evropiane të parlamenteve të vendeve nga Evropa Juglindore si dhe përfaqësues të lartë të Serbisë dhe Brukselit, por edhe Rusisë.

Por, Serbia edhe këtë herë nuk ka ftuar deputetet Kosovar duke dëmtuar rëndë proceset integruese rajonale.

Kryetarja e Komisionit Kosovar për Çështje Evropiane, Blerta Deliu ka reagur ndaj vendimit të Kuvendit të Serbisë për ta revokuar ftesën për Deputetet Kosovar.

“Vendimi i Kuvendit të Serbisë për të tërhequr ftesën për pjesëmarrje në Konferencën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Integrime i Kuvendit të Serbisë z. Nenad Canak tregon qartë se pushteti serb nuk është i gatshëm të shkëputet nga e kaluara për t’u orientuar në drejtim të asaj për të cilën BE-ja është duke u angazhuar fuqishëm e që është demokracia, zhvillimi dhe fqinjësia e mirë. Duke iu nënshtruar presioneve dhe kërcënimeve të individëve të dënuar për krime lufte dhe gjenocid si Vojvlav Shesheli, po dëshmohet qartë që persona të tillë përcaktojnë ende agjendat dhe janë faktor i politikbërjes së një shteti që po e negocion anëtarësimin në BE Kosova si shtet, ka dëshmuar gjithmonë se është e orientuar kah fqinjësia e mirë. Sot në Ditën e Evropës kërkojmë nga përfaqësuesit e Institucioneve të Bashkimit Evropian, të reagojnë kundër këtij akti – më tepër duke pas parasysh edhe faktin që po i njëjti shtet sot i ndaloi edhe karateistet kosovar pa asnjë bazë te marrin pjesë në kampionatin evropian në Novi Sad. Veprimi i fundit i Serbisë zbeh entuziazmin e ruajtjes së frymës së bashkëpunimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ecur bashkërisht drejt Integrimit Evropian.” shkruan deputetja Blerta Deliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here