Në miting e sontëm që koalicioni Aleanca për Shqiptarët mbajti në qytetin e Dibrës, kryetari i Unitetit, z.Gëzim Ostreni godet Zijadin Selën.

Në fjalën e tij, mes tjerash, z. Ostreni tha:
” Mos i shpallim heronjë viktima e viktimat heronj.Nuk ka hero i cili nuk ka marrë pjesë atje në fushë të mejdanit ose në fushë të punës, pasi ka heronj lufte dhe heronj pune. Këta heronj janë ata që në 2001-n rinin nëpër plazhet e Detit Adriatik dhe pyesnin se çfarë po ndodh në Maqedoni , që të vijnë dhe të marrin funksionet. Ata s’janë heronj, ato janë mashtruesa”, ishin fjalët e z.Ostreni duke aluduar te lideri i Aleancës për Shqiptarët, i cili mundohet të përfitojë nga rrahja në parlament dhe të heroizojë atë vepër.

LËR NJË PËRGJIGJE