????????????????????????????????????

Gostivar, me 13 Tetor – 2017
Fshati Zdunjë dhe lagja Korabi ishin dy vendbanimet e fundit para tubimit përmbyllës të Kryetarit të Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta. Ashtu si në 29 vendbanimet e tjera të Gostivarit dhe rrethinës, edhe në Zdunjë dhe Korab, Bejta u mirëprit nga qindra qytetarë.
Duke folur për planet e Zdunjës dhe Korabit të nesërm, Bejta potencoi që në mandatin e ri do të bëhet përfundimi i rrjetit të kanalizimeve, asfaltimi i rrugëve në Zdunjë dhe rrugicave me pllaka betoni në lagjen Korab.
“Do të bëhet ndërtimi dhe rikonstruimi i gypit ekzistues të ujësjellësit AC DN 250 mm nga puseta ndërprerëse deri tek puseta e re e projektuar, Vërtok – Zdunjë, po ashtu, ndërtimi i linjës kryesore të ujësjellësit Vërtok – Gostivar, ndërtimi i rezervuarit për uji, si dhe asfaltimi i rrugës regjionale Zdunjë, Raven, Vërtok dhe Reçan”, tha Bejta, duke potencuar që edhe kërkesat e tjera që lindën si propozim i qytetarëve janë evidentuar dhe do të realizohen në mandatin për Gostivarin e nesërm, duke shtuar që programi i ri ka lindur si nevojë e kërkesave të qytetarëve.
Para banorëve të këtyre lokaliteteve, Betja paraqiti tre projektet kryesore të platformës për qeverisjen e re 2017 – 2021, siç është projekti për ndërtimin e urës së katërt mbi lumin Vardar sipas planit gjeneral urbanistik të qytetit, rregullimi i Deponisë Rusino si dhe ndërtimi i një kapaciteti për riciklim të mbeturinave, si dhe ndërtim i sheshit të qytetit.
Fushatën me qytetarët për zgjedhjet e së dielës, Bejta e përmbyll me tubimin qendror që do të mbahet të premten me fillim prej ora 19 në sheshin e qytetit në Gostivar.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

LËR NJË PËRGJIGJE