E ftuar në studion e “Zonë e lirë” ishte Arjeta Dhima, e para ventriloke në Shqipëri, e cila mund të flasi pa lëvizur buzët, duke përdorur diafragmën e saj.

Dy shoqërueset e saj të përhershme, që nuk mund të mungonin as në daljen e sotme të saj tek Çani, janë dy kukulla shumë të lezetshme, të cilat kanë bërë një bashkëbisedim me moderatorin.

Njëra prej këtyre kukullave ka shprehur dëshirën për të puthur Çanin në buzë. “Të të puth pak në buzë?” , i ka thënë Arjeta Çanit nëpërmjet zërit të saj që dukej sikur dilte nga goja lëvizëse e kukullës. “Sigurisht, sa të mbarojmë intervistën”.

Dhe Arjan Çani ia ka plotësuar dëshirën, ku pasi ka përfunduar intervista, ata janë puthur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here