Elhami Hajdari, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ne Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është pezulluar me datë 08 Maj 2018 nga Ministri Rikallo.

I kontaktuar nga gazetarët e Pa Rrotlla, Hajdari tregon se ky pezullim nga puna është një hakmarrje personale direkte e Ministrit për shkak se ai nuk e ka mbështetur një vendim të nxjerrë nga Kabineti që shkonte në mbështetje të gruas së Ministrit. Në vendimin e nxjerre nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me datë 09/02/2018 me numër protokolli 448, është obliguar Kryeshefi I Agjencisë për Zhvillimin Rural që të bëjë Super Kontrollën për verifikimin e gjendjes në terren pas ankesave të këtyre operatoreve si vijon:

  • Stone Castle – Rahovec
  • Bodrumi I vjetër – Rahovec
  • Extra fruit Fillings – Prizren.

Sipas kryeshefit Hajdari, Kompania Extra fruit Fillings është në bashkëpunim me kompaninë Concept Pro, e cila është ne emër të gruas së Rikallos, Biljana Rikallo. Kompania Extra Fruit Fillings, sipas Kryeshefit të agjensionit,  nuk ka mundur ti kryeje obligimet brenda afateve ligjore kohore, dhe I është përfunduar kontrata si edhe I është kërkuar kthimi I mjeteve të parapagesës prej 50% të totalit të grantit prej Euro 200.0000 sic edhe ka qenë e parashikuar me Kontratë. Për këtë, lënda është dërguar në Gjykatë.

Por sipas Hajdarit me datë 9 Shkurt 2018, Ministri Rikallo ka dërguar këtë vendim që bie në kundërshti me procedurat ligjore të zbatueshme sipas kontratës, duke ndërhyrë direct në ecurinë e zakonshme të një marrëveshje të tillë.

 

Sipas kryeshefit Hajdari, në këtë ministry kaa edhe shumë keqpërdorime tjera, si ajo në rastin për Masën Speciale për Veri, në vlerë prej 2,000,000.00€ dhe Masën për Zhvillim Rural me buxhet prej 5,000.000.00€, të cilat programe i kanë hartuar vet dhe në anën tjetër vet edhe janë implementues të programit, gjë që është në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-098 dhe Nr. 04/L-090;

Në vendimin e Ministrisë së Bujqësisë për shkakrimin e Elhami Hajdarit shkruhet se :

  1. Për shkak tëdyshimit lidhur me rastin PP 467/16 të 23.08.2016 në drejtim të veprës penale Kanosje për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penalë të keqpërdormit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 185 par 1.  Të KPRK-së.
  2. Pezullimi bëhet edhe për shkak tëmos bashkëpunimit, koordinimit, mos ardhjes në takime punuese të ftuara nga Kabineti I Ministrit dhe mos zbatimi I politikave të përbashkëta bujqësore të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Kabineti I Ministrit ët Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./Parrotlla.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here