Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për ZhurnalTv dhe Agjencin e lajmeve Zhurnal, ka folur për aktualitetin politik në vend, sfidat dhe të ardhmen e Republikës së Maqedonisë, si dhe për referendumin e 30 shtatorit.

Midis tjerash në intervistë, kreu i BDI-së, Ahmeti thotë se duke u bazuar në të gjitha programet e partive politike prononcimet e partive politike, angazhimin e partive politike, pa marrë parasysh se kujt komuniteti i takojnë, përfshirë këtu edhe pozitën edhe opozitën  të gjitha njëzëri gati për 20 vite me rradhë deklarojnë vullnetin e tyre të fortë për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE.

“Sigurisht që përderi sa ato kanë vendosur në programet e tyre si prioritet euro-integrimet, unë pres angazhim të të gjithëve subjekteve politike të të gjithë perosnalitetetve, të jetës publike, të shkencës të akademisë të gjithë shoqërisë civile që të angazhohen për ta rrumbullaksuar këtë proces të përbashkët. Nuk mu dukë aspak e qëlluar deklarat e presidentit Ivanov se ai gjoja paska dalë njehërë në Referendum për pavarësin e Republikës së Maqedonisë në vitin  1991, por shpresoj që të reflektojë edhe z.Ivanov deri më 30 shtator, sepse bojkotimi i Referendumit nuk është mënyra më e mirë se si i ndihmohet vendit, se si i ndihmohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, mendoj se edhe partit opozitare në veçanti partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE dhe ajo të refelektoj dhe të qëndroj në deklaratat që ishin të mira të z.Mickoski i cili bëni një prononcim se nëse Referendumi del i suksesshëm ai do të angazhohet për të votuar ndryshimin e Kushtetutës, pas përfundimit të Referendumit”, thekson Ahmeti, në intervistën ekskluzive për Zhurnal.

Duke folur për angazhimin e shqiptarëve në këtë proces, Ahmeti thekson se pa hamendje të gjithë shqiptarët do ti japin dritë jeshile këtij procesi vital për të ardhmen e vendit dhe rajonit.

“Mendoj se shqiptarët masovikisht do i përgjigjen Referendumit, pasi që shqiptarët jo vetëm që janë të përcaktuar, edhe kanë pritur shumë në këtë drejtim por ky është një moment i papërsëritshëm 30 shtatori. Më 30 shtator vendoset për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë, për të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, për atë se a do të jetojmë në paqe e stabilitet, në siguri, në zhvillim ekonomik dhe 30 shtatorit nuk ka të bëjë vetëm se me një marrëveshje e cila është nënshkruar Prespë, 30 shtatori ka të bëjë me ardhmërinë, 30 shtatori ka të bëjë me marrdhënjet ndër-etnike, me marrdhënjet me fqinjët, me ekonomin e vendit etj”, thekson Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here