Është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë në seancën e sotme në Kuvend, të planifikuar për orën 13.00, ku pika e parë është Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Jo zyrtarisht mësohet se kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi do të refuzojë amendamentet sepse janë në kundërshtim me Rregulloren e Punës, transmeton ‘Fokus’, përcjell atuale.mk.

“Xhaferi është kryetar i Kuvendit dhe ai duhet të marrë një vendim, në përputhje me Rregulloren e Punës, seancat të vazhdojnë dhe Kuvendin të punojë pa ndërprerje” thonë nga shumica parlamentare.

Megjithatë, është e paqartë se si do të veprojë VMRO-DPMNE në rast se shumica parlamentare vendos të kalojë amendamentet e saj. Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Miçkoski, konfirmoi se deputetët e opozitës do të marrin pjesë në seancën plenare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here