Dijana Toska, në një tjetër përshfaqje mes artit poetik dhe nocionit kohë

“Askush nuk duhet të lexojë poezi, të shohë piktura ose statuja, nëse nuk është i aftë të shikojë më tepër nga ç’ka shprehur autori”

Nathaniel Hawthorne

Duke lexuar poezinë e autores Dijana Toska humbet nëpër një qethull dhe rebus të vijëzimit të imazheve, mendësisë botë që zbret ujëvarave të shpirtit për të shprehur atë natyralizëm të asaj derdhje muze, që valëzohet e përthyen kuptimet më të thella të magjisë jetë. Jo pa qëllim përdora një shprehje nga Nathaniel Hawthorne, sepse e tillë eshtë poezia, eliptike, delikate, e brishtë po dhe kaq kumbuse dhe e mprehtë, deshifruese përtej kuptimësisë së saj, në tejkalim me emocionet që e kanë ravijëzuar, pra një sugjestion që prek të tjera kufij dhe paraqet shumë më tepër hapësirë dhe vizion në atë çfarë përmbledh dhe shpreh, në fare pak fjalë, por në shumë më tepër përfytyrim dhe imagjinatë. Që në titull, vëllimi poetik “ Rruazat e jetës” të tërheq dhe të merr me vete, detajon kënvështrimin artistik e kupton se përbrenda këtyre vertebrave që ngrejnë qenien në këmbë, ka një shenjë, një gjurmë, një qëllim, një mesazh për të nesërmen, një dritë që orienton hapat e hedhur, një dhimbje që lëndon dhe bren ngadalë, një shtjellë që përhumb kujtimeve, një shqetësim për atë çfarë shkon, por dhe një nuancë më tepër për misionin e ardhjes dhe gjurmëve që duhen përcjellur. Poezia në këtë vëllimin poetik vjen përmes simbolikës dhe koncepteve metafizike, e ashtu e fluide, e grishtë për lexuesin dhe elementëve surreale, bëhet elokuente, beftësuese dhe ikandeshente. Strukturat poetike të lira ndërthurur me idetë por dhe mendimin e konsoliduar shprehin botën e pasur dhe formimin e plotë artistik të autores, e cila si një kreaturë e plotësuar dhe në perifrazim me fjalën, ngre ato kurba dhe interferon përmes fjalës fuqinë njerëzore, si formë ndërgjegjie dhe arsye. Në sintetizim të vargjeve poetike shpaloset akuartiteti i një mjedisi të tërë tingujsh e mori kuptimesh, zbritur nga një ëndërr apo një thinjë më tepër, përthyer diku memories kohë e shkrirë një me vetë shpirtin, kapur pas një skaji të dyzuar dhe endur si në tymnajë, për të sjellë atë detaj dhe atë dritëhije, që dhe pse thuajse është e padukshme, inegzistete, përtejshqisat dinë ta dallojnë, ta shikojnë dhe ta bëjnë kaq të pranishme dhe egzigjente. Fryma e përcjellur në mbarë librin poetik është tejçim i atyre impulseve që krijon perfomancën e hapësirës që duhet të ketë një vepër e mirëfilltë letrare, figuracioni dhe metaforika e fjalës, mesazhi i vetë jetës si ridimesionim i koncepteve bashkohore dhe universalizimi i tyre një me idetë më avancuara të kohës.

LËR NJË PËRGJIGJE