Deputeti i RDK-së pa vulë që më pas e shkriu në Lëvizjen BESA dhe u bë deputet i BESËS, duke se është i hidhëruar me krerët e kësaj partie. Që nga nisja e fushatës për kryetar komunash ai nuk është parë në asnjë tubim e hiç më pak nuk ka dhënë sinjale se mbështet dikë, shkruan TetovaSot.

Zendeli nuk i ka dhënë mbështetje as Asafit për të parin e Gostivarit, një gjë që ka ngjallur revoltë te simpatizuesit e BESËS, pasi Zendeli u bë deputet me votat e BESËS.

Deri tash nuk ka asnjë sqarim zyrtarë pse Fadil Zendeli ka zgjedhur heshtjen në këto zgjedhje, por një gjë dihet se Lëvizja BESA pas zgjedhjeve të 11 tetorit do të ketë përçarje të mëdhaja pas humbjeve të komunave. /TetovaSot/

LËR NJË PËRGJIGJE