Mbrëmë në Tetovë u mbajt festivali i këngëve për fëmijë ,, Bletëzat,,2018,ku morën pjesë 15 fëmijë të cilët konkuruan me këngë të zhanreve të ndryshme kryesisht nga bota e fëmijëve.Festivali u shoqërua nga kori i shkollës fillore ,,Liria,, të udhëhequr nga dirigjentja Laurije Ibraimi.
Skena e bukur dhe atmosfera e zjarrtë e publikut e pasuruan edhe më shumë këtë event kulturorë duke i,u dhënë konkuruesve energjinë e duhur gjatë interpretimit të këngëve.
Ky festival u vlerësua nga juria profesionale e përbërë nga :
Jetmir Rexhepi-kryetar jurie
Teuta Halimi-profesoreshë e muzikës
Besarta Murtezani- solo-këngëtare
Të gjithë femijëve i,u ndanë çmime sipas vlerësimeve të këngëve,teksteve, orkestrimeve si dhe u dha çmimi i publikut,kënga hit etj.
Fituese e festivalit u zgjodh këngetarja Buna Sherifi me këngën ,,Macja,, me tekst dhe muzikë nga Laurije Ibraimi e orkestruar nga Albert Cami.
Buna është vetëm 6 vjeçe dhe me zërin magjik të saj e bëri për vete publikun dhe jurinë të cilët unanimisht e vlerësuan këngën si këngë fituese e festivalit të sivjetmë.Kënga ,,Macja,,kishte një melodi të thjeshtë dhe të bukur,një tekst domethënës për deshirën e vogëlushes për t’a patur një mace normalisht e përcjellur me vokalin mahnitës të saj dhe interpretimin e lirë në skenë, pavarësisht që Buna ishte debutuese dhe për herë të parë e përjetoi skenën.
Ne i urojmë Bunës suksese të mëtutjeshme si dhe të gjithë fëmijëve pjesëmarrës i,u dëshirojmë shumë fat në hapat e metutjeshëm të karierës së tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here