Kjo fushatë e këtyre zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të mbahet mend shumë gjatë nga premtimet e dhëna nga kandidatët për kryetarë komunash të cilët në garë për të fituar besimin e qytetarëve premtojnë gjithçka.

E për nga premtimet më të çutidshme sigurisht që është kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar komune në Zhelinë Blerim Sejdiu.

Subvencionimin e themelimit të grupeve muzikore, organizimin e festivaleve për fëmijë, shënimin e festave fetare por edhe stimulimi i artistëve figurativ parashikon programi për kulturë i Blerim Sejdiut.

Edhe më i paparë është programi i Blerimit për zhvillimin e turizmit për të cilin në programin e tij thotë se në Zhelinë do të zhvillojë turizmin se komuna nga viset malore kufizohet me liqenin e Matkës, ndërsa do të zhvillojë turizmin edhe në malin Shar sepse Zhelina është larg malit Shar vetëm 5 kilometra.

Blerimi premton se nëpërmjet do ti tejkalojë sfidat e transportit në Zhelinë sepse sipas tij ai ka ndikuar në mirëqenien financiare të banorëve

Gjithë këto premtime të kandidatit të Besës për kryetar të komunës së Zhelinës, qytetarët e kësaj komune i ve në dyshim a thua vallë Blerimi e ka të qartë se në cilën komunë po kandidohet që të bëhet kryetar.

LËR NJË PËRGJIGJE