Bukuroshja e njohur shqiptare Almeda Abazi ka ndërtuar jetën e saj në Turqi ku edhe jeton prej vitesh.

Vetëm pak kohë më parë ish-miss Shqipëria u rikthye në Tiranë për të drejtuar një spektakël televiziv.

Rikthimi i Almedës u komentua gjatë në rrjetet sociale, ndërkohë sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

E gjatë emisionit drejtuesi Ermal Mamaqi ndërkohë që i bënte kafe turke Abazit, me humor e akuzoi se i ka marrë emisionin të cilin më parë e ka drejtuar bashkëshortja e tij, Amarda Toska.

Ermal Mamaqi: Ç’do ti që vjen dhe na merr këto shfaqjet dhe spektaklet, ke pak andej në Turqi ti?

Almeda Abazi: Pse çfarë problemi ke ti?

Ermal Mamaqi: Po ishte emisioni i gruas time…

Almeda Abazi: E pra..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here