Të enjten më 19 prill në Shkup do të mbahet protestë për rastin tragjik ku humbi jetën Almir Aliu katërvjeçar nga qyteti i Kumanovës.

Në faqen zyrtare në “facebook” të organizatorëve, “Drejtësi për Almirin” njoftojnë se me ardhjen e përfaqësuesve të BE-së, Johanes Han dhe Federica Mogerini do të dalin në protestë me qëllim që, siç thuhet në njoftim, të përkujtojnë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur.

“Të enjten, më 19 prill, do të tubohemi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ta përshëndesim Mogherini dhe Hahn, dhe t’i përkujtojmë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur.”, thuhet në njoftimin e tyre në “facebook”.
Ndërsa për kohën e tubimit njoftojnë se do të ketë informata plotësuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here